FBI, arreston 45 të dyshuar për trafikim

FBI ka bashkëpunuar me më shumë se 50 agjenci të zbatimit dhe ka shpëtuar 16 të rinj të cilët ishin në fokus për tu trafikuar për shërbime seksuale.

Operacioni thuhet se është krye në zonën e Nju Jorkut, gjatë lojës Super Bowil, e cila është zhvilluar të dielën në New Jersey.

Në një deklaratë, të FBI-së, thuhet se adoleshentët dhe të tjerët ishin të moshës 13-17 vjeç dhe u takonin shkollave të mesme, transmetojnë mediat.

Autoritetet kanë arrestuan 45 të dyshuar, disa prej të cilëve janë deklaruar se kishin ardhur në New Jersey, pikërisht për të trafikuar persona për prostitucion. 

Lajme të ngjashme

Back to top button