Qeveria i numëron gazetarët sikur dhentë

Erol Rizaov, kolumnë – “Qeveria numëron gazetarë”, Utrinski Vesnik
Qeveria po fillon ti numërojë gazetarët sikur dhentë. Akoma nuk është tharë ngjyra e shkrimit nga sjellja e ligjeve të reja për mediumet, pas tensioneve të gjata, argumentimeve dhe ndërmjetësimeve të huaja, Qeveria i tregoi brinjët.

Daniela Trpçevska, editorial – “ Erdhe koha të na numërojnë”, Utrinski Vesnik
Ministri për shoqëri informatike po shndërrohet në kryeredaktor i të gjitha mediave në shtet. Ai do ti numërojë gazetarët – kush cilës shoqatë i takon, në nivel qeveritar ose “antiqeveritar”.

Branko Gjorgjevski, kolumnë – “ Këmbana në Haraqinë nuk guxon të shuhet”, Dnevnik
Porosia se pjesëtarët e dy religjioneve më të mëdha kanë filluar të brengosen për kishën e Haraqinës patjetër se do të kuptohet në mënyrën më të mirë, me të cilën që ekzistojnë edhe në vende tjera do të fillojnë të lirohen.

Nano Ruzhin, kolumnë –“Ndoshta Gligorovi kishte të drejtë”, Utrinski Vesnik
Kur ka kaos ekonomik, Athina nuk mundet ti lejojë vetes kompromis për emrin dhe kur aparati ynë i varfër ekonomik dhe inati politik nuk posedon ide, politika e Gligorovit se koha punon për ne, ndoshta është e drejtë.

Mirçe Jovanovski, kolumnë – “ Dita (nuk) njihet nga mëngjesi”,Utrinski Vesnik
Nëse shkojmë sipas fjalës popullore të urtë, edhe këtë herë temat politike do ti mbisundojnë ato ekonomiket, ose, në rastin më të mirë, çështjet ekonomike do të jenë vetëm instrument për larje hesapesh politike me kundërshtarin.

Lindita Kadriu, kolumnë – “Bunari që mbush me energji”, Dnevnik
Paketoje ish të dashurin dhe vendose në ndonjë raft të bukur, mandej do të kesh momente kur do të mundesh me qetësi ti shfletosh albumet, pa urrejtje, pa atë mpirje të brendshme, me humor do të kujtohesh për çdo gjë që ka merituar të mbetet në kujtime.

Ivana Kostovska, kolumnë –“BE dhe emri i tezgës parazgjedhore”, Dnevnik
Çmimi i projektit evropian ngritët vetëm para zgjedhjeve dhe kur duhet tu shitet vendeve-kandidate – atëherë do të dëgjoni se aspirata për shtetet e bashkuara evropiane akoma vazhdon.

Mitko Jovanov, kolumnë – “ Shembull konsensual për shpëtimin e interesave shtetërore”, Sloboden Peçat
Nikolla Gruevski është kryeministër i pasuksesshëm, matur sipas standardet e shteteve demokratike. Ai nuk e çoi asnjë mandat si kryeministër deri në fund. Me siguri se edhe këtë mandat do ta ndërprejë, do të shkakton krizë artificiale të qeverisë, gjë për të cilën jemi dëshmitarë ditëve të fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button