Venezuelë, regjistrohen mbi 180 mijë raste të malaries

Në Venezuelë e cila po përballet me krizë ekonomike janë regjistruar më shumë se 180 mijë raste të malaries, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve spanjolle EFE, kryetari i Federatës Mjekësore të Venezuelës (FMV) Douglas Leon Natera, në konferencën për media tha se në mbarë vendin mbi 180 mijë persona janë diagnostifikuar me malaria.

Natera tha se më shumë se 80 përqind të rasteve të malaries janë regjistruar në provincën Bolivar e cila ndodhet në jug të vendit.

Ai potencoi se sëmundja e cila para 50 vitesh është zhdukur nga provinca Bolivar është shfaqur “në një dimension të tmerrshëm”. Natera i bëri thirrje presidentit Nikolas Maduro që të intervenojë urgjentisht ndaj kësaj situate.

Gjithashtu edhe mediat në Venezuelë shkruan se në disa rajone është regjistruar sëmundja difteria e cila 25 vite nuk ka qenë e pranishme në vend.

Përndryshe, Venezuela po përballet me një krizë të thellë ekonomike. Në këtë shtet latino-amerikan pa patur demonstrata kundër qeverisë ndërsa qytetarët ballafaqohen me ndërprerjet e energjisë elektrike të cilat zgjasin me orë, mungesën e ilaçeve dhe produkteve ushqimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button