Rooney: Respektoj vendimet e Mourinhos, jam i gatshëm të luaj kur të jetë e nevojshme

Wayne Rooney (30), kapiteni i Manchester United-it dhe përfaqësueses së Anglisë, ndodhet në një periudhë shumë të vështirë të karrierës së tij, ndoshta më të vështirën deri më tani. Që nga muaji i kaluar, si dhe në ndeshjen e Kupës së Ligës me Northampton nuk ishte në 11-shën e parë në asnjë ndeshje të United-it, ndërsa nuk ishte në ekipin e parë të Anglisë as në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Sllovenisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Por, për mediat britanike ka theksuar se respekton vendimin e trajnerit të klubit Jose Mourinho dhe shtoi se është i gatshëm të luaj kur të jetë e nevojshme. Të hënën, në derbin kundër Liverpool-it luajti në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të lojës.

“Mendoj se ky është futbolli. Është e qartë se në tërë karrierën time ishte në lojë nga fillimi, kështu që kjo është një epokë e re për mua dhe natyrisht se dua të luaj. Më duhet të vazhdoj të punojë që sërish të kthehem në ekip. Shansi im do të vijë, e di se kjo do të ndodhë, e imja është vetëm ta shfrytëzoj”, thotë Rooney.

“Do doja të mendoj se mund të luaj çdo ndeshje, por shihet se vendimi i tillë është i trajnerit dhe unë e respektoj atë. Do të jem i gatshëm të luaj kur të jetë e nevojshme. Në kokën time nuk kam ardhur në pikën ku mund të kënaqem me 25 ndeshje në sezon. Ndoshta të tjerët kështu mendojnë, por unë jo. Javën e ardhshme do të mbush 31 vjeç dhe mendoj se kam edhe shumë kohë për të luajtur futboll”, tha ai.

Rooney në Manchester United erdhi në vitin 2004 nga Evertoni dhe aktualisht luan sezonin e 13-të në klubin nga Old Traffordi, duke luajtur 531 ndeshje zyrtare me 246 gola. Për përfaqësuesen e Anglisë ka lujatur 118 herë dhe ka shënuar 53 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button