Selmani: Nuk është punë e ministrisë të numërojë gazetarët

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë kërkon nga Shoqatat e gazetarëve listat me emrat e gazetarëve që kanë paguar antarësitë.

Këtë detyrim shoqatat duhet të përmbushin më së voni deri më 10 shkurt.

Qëllimi është që të shihet se cila nga dy shoqatat numëron më shumë gazetarë që më pas të emërohet anëtarë i Këshillit e agjencisë mediale, audio dhe audio-vizuele.

Naser Selmani, kryetar i SHGM-së, thotë se nuk është punë e Ministrisë të numërojë gazetarët dhe të përzihet në strukturimin e shoqatave, ndaj sipas tij nuk dihet edhe qëllimi i saktë i ministrisë.

‘Nuk është punë e Ministrisë që të merret me çështjen e përcaktimit se kush është anëtarë e kush është gazetarë, kush ku antarësohet… sepse në një mënyrë, vetë fakti që ato do të përzihen në punën e organizimit të gazetarëve, do të jetë në një farë mënyrë përzierje të pushtetit organizativ në organizimin e gazetarëve. Ne mendojmë se kjo në një farë mënyre është shkelje e të drejtës për tu bashku’ tha Selmani.

SHGM-ja nuk e ka dhënë akoma numrin e gazetarëve të antarësuar, dhe thonë se do të presin deri në ditën e fundit të afatit.

‘Kjo tani më është pjesë e ligjit dhe ne deri në afatin e përcaktuar do tu dërgojmë numrin e antarëve por ne nuk do të dërzojmë listën e antarëve, sepse çështja e parë është se ne mbrojmë antarësinë, se ne dyshojmë se nëse lista e antarëve bie në dorë të dikujt që nuk duhet të bie, mendoj se mund tu shkaktojë probleme, dhe çështja tjetër është privatësia. Nëse ata dyshojnë në numrin që ne do ta ofrojmë kanë mundësi të vijnë tek ne dhe në sistem të provojnë nëse janë ose jo infromacionet valide’ tha Selmani.

Ndryshe nga SHGM-ja, Asociacioni maqedonas i gazetarëve veç më ka publikuar listen me 400 anëtarë (gazetarë). /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button