Presidenti Nishani dekreton ligjin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka dekretuar sot ligjin për “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, i njohur ndryshe si ligji i SPAK¬ut.

Ligji u miratua më 6 tetor në Kuvend me 122 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, me konsensus të plotë mes mazhorancës dhe opozitës.

Ky ligj bashkë me atë të Vetting¬ut janë ligjet më të rëndësishme të paketës së Reformës në Drejtësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button