Inspektime për duhanin në kafeteri shqiptare në Tetovë e Shkup

Forca të shumta policore dhe inspektorë të inspektorateve të ndryshme të martën në mesditë kanë ushtruar kontrolle në kafeteritë në qendrën tregtare “Mavrovasja”.

Në aksion përveç policëve të rëndomtë kanë marrë pjesë edhe policë të njësitit “Alfa”. Inspektorët në vend të ngjarjes u kanë shqiptuar dënime klientëve nëpër kafeteri për shkak të mosrespektimit të ndalesës për pirje të duhanit, por edhe pronarëve të kafeterive të cilat janë tarraca gjysmë të hapura. Aksioni i policisë dhe inspektorëve është në rrjedhë e sipër, njofton gazeta Koha.

Gjate vikendit të kaluar aksion i ngjajshëm u zhvillua në kafeteritë shqiptare në Tetovë gjashte nga të cilëve u shqiptuan gjoba të majme.

Edhe në Tetovë edhe në Shkup lokalet të cilet janë vënë në shënjestër të inspektorëve pronarët e tyre njihen si të afërt me partinë në pushtet BDI-në.

Inspektoriati i tregut e cila bën kontroll anti duhan është nën ombrellën e ministrit Valon Saraqini.

Lajme të ngjashme

Back to top button