Qoku: BDI dhe VMRO bashkë kundër punësimit të studentëve shqiptar

Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar lidhur me votimin e  Ligjin për Nëpunës administrativë, nga ana e partisë shqiptare në Qeveri BDI, ligj i cili sipas PDSH-së vulos diskriminimin dhe mohimin e të drejtave elementare të shqiptarëve në këtë shtet.

Deputeti i PDSH-së Bekim Qoku deklaroi se BDI nuk ka përkrahur asnjë nga 43 amendamentet e Partisë Demokratike Shqiptare, me të cilët do të ndryshohej rrënjësisht karakteri monoetnik i Ligjit.

“Ne sot mund vetëm të konstatojmë dëmet që do të shkaktojë zbatimi i këtij Ligji. Përdorimi i gjuhës shqipe në administratë u bë i pamundur, falë mos përkrahjes së BDI-së. Për t’u punësuar në administratën shtetërore përparësi i jepet një rusi dhe një kinezi e kurrsesi një shqiptari. Kërkuam me amendament të hiqet kriteri i rankimit të universiteteve sipas rankimit vendor dhe atij të huaj. Edhe kjo kërkesë e jona u hodh poshtë nga BDI. Kërkuam zgjerimin e kompetencave të Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, i cili përveçse të japë pëlqim për planet vjetore, të ketë të drejtë për aprovimin e çdo vend pune, për çdo avancim, transfertë dhe sistemim. As këto amendamente nuk gjetën mbështetjen e BDI-së. Ashtu si çdo ligj tjetër që ka kaluar në këtë Kuvend, gjithmonë me miratimin e BDI-së, Ligji për Nëpunës administrativë vulos diskriminimin dhe mohimin e të drejtave elementare të shqiptarëve në këtë shtet”, deklaroi Qoku.

Ndryshe, studentët e USHT-së reaguan për këtë Ligj por ende hamenden nëse duhet të dalin në protesta.

Lajme të ngjashme

Back to top button