Protestë para Kuvendit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për zvogëlimin e buxhetit për mbrojtje nga HIV

Me protestë përpara Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, platforma qytetare për HIV, i alarmon qytetarët se ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, por edhe deputetët, të cilët nuk e korrigjojnë buxhetin për HIV, mund të llogariten si përgjegjës të drejtpërdrejtë për çdo vdekje nga ky virus, njofton Portalb.mk.

“në vend që t’i rrisë mjetet për mbrojtje të popullatës nga HIV të më së paku 65 milionë denarëve, ministri Todorov, i ka shkurtuar vetëm në 27 milionë denarë. Me këtë Ministria e Shëndetësisë, do të bën dëm të madh në përpjekjet tona nacionale që virusi të vihet nën kontroll”, thonë nga platforma qytetare për mbrojtje nga HIV, duke shtuar se buxheti në fjalë, e vendosë në rrezik që deri në fund të vitit të ardhshëm të ndalohet plotësisht mjekimi i personave të prekur nga ky virus, dhe njëkohësisht dhe të parandalohet zgjerimi i saj.

“Mbi 15.000 qytetarë dhe familje të tyre, kanë mbetur pa qasje deri te mjetet falas për mbrojtje nga HIV dhe për zbulimin e hershëm të infeksionit. Ky vendim i papërgjegjshëm, ka pasoja të rrezikshme ndaj shëndetit të popullit. Ministria e Shëndetit e mirë që epidemia e HIV-it në Republikën e Maqedonisë do të rritet  nëse nuk vazhdojnë programet për parandalim”, shtojnë nga platforma qytetare.

hiv-protesten-perfomans-sobranie

hiv-protesten-performans-mz03

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button