Arrijnë heronjtë nga Kampionati Ballkanik (FOTO)

Sonte në orët e vonës kanë arritur në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh”, medalistët nga Kampionati Ballkanik, të cilët me dinjitet prezantuan reprezentacionin e Maqedonisë, Besir Alili, Avdil Jashari, Aid Salihi dhe Zulfufli Asani.

Besir Alili është djaloshi i artë i ekipit Maqedonisë në ballkaniadën që u mbajt në Bursa të Turqisë, me ç’rast djaloshi shkupjan doli fitues në kategorinë deri me 32kg. Besiri, që në nisje të karrierës së tij, dëshmoi se para tij është një e ardhme e ndritshme, gjatë të cilës mund të presim arritje të mëdha edhe në kampionatet evropiane dhe botërore.

Pos Besir Alilit, të shkëlqyeshëm ishin edhe Avdi Jashari dhe Aid Salihasi, të cilët fituan medalje të argjendta. Nga ana tjetër, medaljen e katërt për Maqedoninë në këtë kampionat, e fitoj Zulqufli Asani, duke rrëmbyer të bronztën në kategorinë deri më 35kg, pasi në finalen e vogël e mposhti rumunin Dinca Doru Mario.

Në aeroportin e Shkupit kishin dalur shumë mundës të KM Liria, familjar dhe dashamirë të sportit nga Çairi për të përshëndetur me valle e këngë kampionet Ballkanik, të cilët dëshmuan se kemi një ardhëmëri të madhe.

Me këto rezultate, por edhe me plasmanin në pozitën e katërt në konkurrencë ekipore, Maqedonia, nën udhëheqjen e trajnerëve Sufijan Ismaili dhe Nazmi Ali, me plote sukses mbyllën garimin në këtë kampionat ballkanik për fëmijë, të dytin me radhë. /Portalb.mk/

dsc_7840 dsc_7847 dsc_7855 dsc_7863 dsc_7871 dsc_7882 dsc_7896

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button