Rama për Al Jazeera: Shqipëria e Madhe asnjëherë s’ka qenë opsion (VIDEO)
![Edi Rama](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/06/Edi-Rama.png?fit=690%2C380&ssl=1)
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë në një intervistë për Al Jazeera Balkans, se Shqipëria e Madhe asnjëherë nuk ka qenë opsion i politikës së tij.
“Nuk ka qenë asnjëherë”, thotë Rama në atë çfarë dëgjohet në promon e emisionit që emetohet sonte, e hënë, me fillim në orën 21:30, duke shtuar, “Sepse besoj fuqishëm se Shqipëria e Madhe, Serbia e Madhe, apo çfarëdo qoftë e Madhe është vetëm ajo që e kaluara na ka lënë”.
Intervista e Ramës për Al Jazeera vjen pas vizitës së kryeministrit shqiptar në Beograd, për çka edhe u kritikua shumë nga disa opinionitë e gazetarë në Kosovë, transmeton indeksonline.