PS miraton kandidaturën për Bashkinë e Kolonjës, sërish nga mjekësia

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, i mbledhur paraditen e kësaj të hëne, ka miratuar kandidaturën e mazhorancës në zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës.

Në përfundim të mbledhjes, deputeti Pandeli Majko ka bërë të ditur për mediat se cili është personi i përzgjedhur.

“U diskutua për zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës. Ne mendojmë se kandidati që kemi zgjedhur, kirurgu Ilia Stefa, ka dhënë prova në shërbim të qytetarëve dhe shërbimin si mjek do ta kalojë në shërbim menaxherial. Ne jemi të bindur se kjo është zgjedhja e duhur, ndaj në këtë mbledhje kemi miratuar kandidaturën e tij”, ka thënë Majko.

Kjo është kandidatura e dytë e mazhorancës për pushtetin lokal që vjen nga radhët e mjekësisë, pas asaj të Muharrem Ramës, që në Dibër fitoi kundër kandidatit demokrat Sherefedin Shehu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button