Shilegov: Parlamenti të shpërbëhet menjëherë!

“Dyfytyrësia e VMRO-DPMNE-së nuk ka fund. Shumica qeveritare përsëri tregon se është kundër zgjedhjeve më 11 dhjetor. Edhe pse gjoja angazhohen për zgjedhjet, në fakt, bëjnë çdo gjë për të penguar të mbahen më 11 dhjetor”, thotë zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Me propozim ndryshimet e sotme, Shilegov tha se përsëri përpiqen që ta shtyjnë shpërbërjen e Parlamentit që duhet të ndodhte sot.

“Këto propozim ndryshime kanë të vetmin qëllim që shpërbërja të mos jetë në rend dite të seancës së sotme. Në qoftë se donin zgjedhje më 11 dhjetor, këtë punë nuk do ta komplikonin por në vend të kësaj, Parlamenti do të shpërbëhej sot. Çdo pikë të re të rendit të ditës e tregon frikën e madhe  të Gruevskit për tu ballafaquar me qytetarët në zgjedhje të drejta dhe demokratike. LSDM-ja kërkon që Parlamenti të shpërbëhet sot. I dërgojmë mesazh Gruevskit, se pa marrë parasysh marifetet parlamentare, më 11 dhjetor të këtij viti do të mbahen zgjedhje të drejta e demokratike. Atëherë, së bashku me qytetarët do ta dërgojmë në historinë”, shprehet Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button