Qindra autobusë të VMRO-së bllokojnë Shkupin (Foto/Video)

Që nga mëngjesi qindra autobusë me simpatizues të VMRO-së nga e gjithë Maqedonia janë nisur për në Shkup, gjegjësisht për të marrë pjesë në mitingun në sallën “Boris Trajkovski”, njofton Nova tv.

Simpatizuesit e VMRO-së
Simpatizuesit e VMRO-së
Vendi i takimit është në parkun e qytetit ku më pas simpatizuesit do të drejtohen drejt sallës ku edhe do të mbahet takimi. Në krye të radhës janë ministri i shëndetësisë dhe zëvendëskryeministri Nikolla Todorov, kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, Daniela Rangelova e Shoqatës së grave të VMRO-së dhe një numër i madh i funksionarëve të kësaj partie.
Simpatizuesit e VMRO-së
Simpatizuesit e VMRO-së
Që nga mëngjesi qendra e qytetit është bllokuar nga autobusët të cilët arritën nga qytetet tjera, me ç’rast shkaktuan kaos në komunikacion edhe pse është ditë pushimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button