Ankesa nga bujqit e Koçanit, çmimi i orizit tepër i ulët

Ka filluar korja e orizit në qytetin e Koçanit, por bujqit kanë ngecur në borxhet e vitit të kaluar të korjes. Përsëri, problem paraqet çmimi blerës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas shoqatës ”Ari i bardhë”, premtimet e ministrisë resore për të ndihmuar në këtë çështje, kanë ngelur vetëm gënjeshtra dhe mashtrime, kurse çmimet kanë rënë në shifrën më të ulur të mundshme.

Prandaj, bujqit e këtij rajoni kërkojnë nga ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave, Mihaill Cvetkov, që të mos i vizitojë pasi që nuk është i mirëseardhur.

Të hënën është caktuar një takim në mes të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave me prodhuesit e orizit, për të ndihmuar në këtë krizë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button