Pixel i Google mund ta mposhtë iPhone

Celulari Pixel i Google i lansuar kohët e fundit do të ndikojë shumë në shitjet e Apple dhe Samsung, thonë ekspertët.

Samsung ka tërhequr celularët Note 7 për shkak të shpërthimeve të baterisë, duke bërë që të ngjallen dyshime në mesin e përdoruesve nëse janë të sigurt me celularët e Samsung apo jo.

Sipas ekspertëve të teknologjisë, celulari Pixel i Google përbën kërcënim direkt ndaj Apple dhe Samsung. Pixel vjen me sistemin më të ri operativ Android 7.1, sistem të fortë të sigurisë dhe përditësime direkt nga Google, transmeton Gazeta Express.

Pixel vjen në dy madhësi – 5 dhe 5.5 inç – me ekran 2.5D Gorilla Glass 4 dhe me Google Assistant – një program IA që punon si një asistent personal ngjashëm si Siri i Apple.

Sipas Anshul Gupta, drejtor hulumtimi në Gartner, këta celularë nuk mund ta kalojnë iPhone brenda natës, por duhet të ndërtojë një rrjet të tillë që të fitojë shumë klientë.

Arsyeja pse ky celular i Google mund ta mposhtë iPhone është fakti se ai ka procesorin më të fundit të Qualcomm dhe 4GB RAM. Pixel ka gjithashtu edhe një bateri 2770, që premton 7 orë të plota të jetëgjatësisë së baterisë me vetëm 15 minuta mbushje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button