Analistja përfaqësuese!

[Recension: A luan opozita lojë të rrezikshme duke tentuar për herë të tretë të ikë nga zgjedhjet?]

Çështja e balancimit është njëra nga çështjet që është elaboruar më së miri në tekstet e teorisë së gazetarisë dhe praktikimit të tij. Thjesht, nuk është etike, e as profesionale, të prezantohen informata, e aq më pak qëndrime, gjegjësisht mendime të njëanshme, e për pasojë edhe favorizuese.

Aq më tepër, edhe më joprofesionale është që kjo anshmëri dhe këto veprime të “mbulohen” me – analistë. Аnalistët, në parim, duhet të jenë profesionistë që posedojnë njohuri të analizojnë procese të caktuara pa përkrahur ndonjë anë. Kjo është ajo pozitë e ftohtë akademike.

Mirëpo, për shkak se ajo që në botë është rregull, te ne është përjashtim, e ajo që në botë është përjashtim, te ne është rregull, është situata kur keni analistë të pozicionuar – në anën e pozitës apo opozitës politike.

Mirëpo, edhe atëherë mediet duhet të balancojnë. Të ballafaqojnë, të krahasojnë dhe t’i paraqesin para publikut analistët e të dyja palëve.

Kjo në rastin e përmbajtjes mediatike që e recensojmë – nuk është bërë.

14658372_1424662814229162_1746354649_nLinku deri te artikulli origjinal: A luan opozita lojë të rrezikshme duke tentuar për herë të tretë të ikë nga zgjedhjet?

Data dhe koha e publikimit: 13.10.2016 , 12:50

Data e recensionit: 14.10.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

VETËM NJËRA ANË

Kemi përmbajtje e cila thelbin dhe porosinë e tij e formon në bazë të qëndrimit, mendimit të vetëm një analisteje. E drejtë e analistes është të përcaktohet se cilën anë të spektrit politik, dhe aq më tepër, cilin opcion politik do ta përfaqësojë privatisht. Mirëpo, kur këtë e bën publikisht, ajo më nuk është analiste, në kuptimon e vërtetë të fjalës, por bëhet përfaqësuese/avokate.

Gjithsesi, duhet theksuar se edhe në situatën e tillë, ajo nuk është “fajtore”. Përcaktimin e saj duhet ta dallojë media, e cila nëse dëshiron të jetë objektive dhe e paanshme, përveç këtij, duhet ta ofrojë edhe opcionin tjetër, në emër të interesit publik. Për shkak se nëse nuk e bën këtë, e shkel parimin e nenit 5 të Kоdit të gazetarëve, i cili thotë:

 Gazetari do t’i respektojë ligjet e shtetit, mirëpo nuk do të publikojë e as nuk do të fshehë diçka që është në kundërshtim me interesin publik.

Prej këtu del edhe shkelja e një neni tjetër të Kodit, nenit 14, që e trajton paanshmërinë dhe distancën profesionale:

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button