Vuqiç: Kriminelët kanë bashkëpunëtorë në aparatin shtetëror

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq mbrëmë në programin “TV Prva” theksoi se kriminelët nga grupet më të mëdha kanë “bashkëpunëtorë në aparatin shtetëror” dhe paralajmëroi pastrim të madh, transmeton Tanjug.

Vuçiq në televizion foli për vrasjen e Aleksandar Stankoviqit, i njohur si “Sale Mutavi”, duke shqaruar se bëhet fjalë për “vrasje të eksportuar” dhe se “janë sjellë persona nga jashtë që të veprojnë pa kurrfarë kontrolli nëpër Beograd”.

“Janë arrestuar dy persona lidhur me këtë vrasje, ato janë persona të sjellur nga jashtë dhe se është normale që nuk do të thonë asgjë pasi mendojnë se kanë alibi. Megjithatë, duhet të tregojmë se të gjithë ata që mendojnë të vrasin nëpër Serbi do ta ndjejnë grushtin e nxehtë të shtetit dhe se monstrumet të cilët kanë vrarë nëpër vendin tonë mirë do ta mbajnë mend”, porositi Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button