Ronaldo: Unë jam futbollisti më i mirë në botë

Lojtari i përfaqësueses së Portugalisë dhe i Realit të Madridit, për mediat italiane deklaroi se e konsideron veten si futbollistin më të mirë në botë dhe se dëshira e tij për të përparuar është çelësi i suksesit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Ronaldo konsiderohet si një nga favoritët më të mëdhenj për fitimin e çmimit FIFA Ballon d’Or në vitin 2016, që i ndahet lojtarit më të mirë në botë. Ronaldo në vitin që po mbaron u bë kampion evropian me përfaqësuesen e Portugalisë, por edhe me Realin, ashtu që nuk do të ishte befasi e madhe nëse e fiton këtë çmim.

“Në kokën time unë jam futbollisti më i mirë në botë. Për çdo ditë punojë shumë me ambicie që të jem më i forti. Të tjerët le të vlerësojnë. Gjithmonë dua të përmirësojë veten dhe lojën time. Jam shumë i motivuar dhe besoj se ky është çelësi i shumë sukseseve”, tha Ronaldo për mediat italiane.

Ylli i futbollit ka problem në fillim të sezonit të ri për shkak të lëndimit që e pësoi në finalen e Kampionatit Evropian verën e kaluar në Francë.

Por, beson se së shpejti do të arrijë top formën e tij. Ronaldo në klubin madrilen erdhi në vitin 2009 nga Manchester United. Që atëherë për këtë klub ka luajtur 353 ndeshje dhe arriti të shënojë 367 gola. Me fanellën e Portugalisë ka zhvilluar 135 ndeshje duke shënuar 66 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button