Ministri Kuçi në takim të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjetikës

Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjetikës në takimin e sotëm votoi listë të projekteve të përbashkëta në infrastrukturën energjetike, si dhe për direktivat evropiane në pjesën e mjedisit të jetesës.

Ministrat e vendeve nënshkruese të Marrëveshjes, në mesin e të cilëve edhe ministri i Ekonomisë së Maqedonisë Driton Kuçi, diskutuan për refomimin e Marrëveshjes për themelimin e Komunitetit të Energjetikës dhe u pajtuan për fillimin e negociatave për ndryshimin dhe plotësimin e tij, proces i cili duhet të përfundojë deri në takimin e ardhshëm ministor në vitin 2017, kumtoi Ministria e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë.

Në takimin e Këshillit është diskutuar edhe për nismat rajonale,të cilat paraqesin  përgjigje për kërkesat energjetike të palëvë kontraktuese, ndërsa Gjeorgjia ka aderuar ndaj Marrëveshjes për themelimin e komunitetit të energjetikës si anëtare më e re, derisa Bjellorusia, me kërkesë të saj, ka marrë statusin e shtetit vëzhgues të Marrëveshjes.

Kryesuesi aktual me Komunitetitn e Ebergjetikës Bosnja e Hercegovina, ia dorëzoi kryesimin për vitin 2017 Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button