Ligji për punësimin e 100 studentëve më të mirë, përplasje mes BDI-së dhe PDSH-së

Seanca kuvendore e Komitetit për marrëdhënie në mes bashkësive etnike pas pauzës së caktuar për një orë nuk ka vazhduar.

“Ju njoftojmë se Komitetit për marrëdhënie në mes bashkësive etnike nuk do ta vazhdon seancën. Në kohë do të informoheni për vazhdimin e seancës”, thuhet në njoftimin e shërbimeve të Kuvendit drejtuar deputetëve, raporton Portalb.mk

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Ligji për punësimin e 100 studentëve më të mirë ka përplasur deputetët e PDSH dhe BD, në mbledhjen e Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive etnike, raporton Portalb.mk.

Talat Xhaferi ka kontestuar Nenin 4 të këtij ligji që, siç thotë ai, favorizon gjuhën maqedonase. “Studimet në RM përveç maqedonishtes vijojnë edhe në gjuhët tjera. Kandidatëve u kërkohet njohje aktive e maqedonishtes. Përcaktimi favorizues, në formë detyrimi është kontestuese për BDI”, tha Xhaferi. Deputeti i PDSH, Orhan Ibrahimi i quan cirk paraqitjet e BDI.

“Ne që në fillim e kemi kontestuar në tërësi këtë ligj. I njëjti është diskriminues dhe anti shqiptar. Sa vite keni ministra e zv/ministra nëpër institucione dhe nuk keni arritur përmirësimin e arsimit. UT është e ranguar poshtë shkaku juaj. Studentët nuk kanë faj. Ju duhet të mbajnë përgjegjësi”, theksoi Ibrahimi nga foltorja e Kuvendit.

Deputeti tjetër i BDI, Rafis Aliti ka ftuar në debat të kyçen edhe etnitetet tjera dhe ka kërkuar pauzë prej një ore

Ligji pritet që sot të kalojë në seancës plenare dhe të votohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button