VMRO-DPMNE organizon ngjarje treditore partiake

VMRO-DPMNE në tri ditët në vijim do të organizojë ngajrje partiake, tribuna dhe tubime ku do të diskutohet për arritjet e partisë, projektet, por edhe për politikat e saj të përgjithshme, paralajmëroi në konferencë për shtyp Nikolla Todorov, anëtar i i Komitetit Ekzekutiv i partisë dhe ministër aktual i Shëndetësisë.

Aktivitetet treditore do të përfundojnë me tubim në sallën “Boris Trajskovski” ku do të mbajë fjalim kryetari i partisë Nikolla Gruevski.

Gjatë aktiviteteve partiake, tha Todorov, do të diskutohet për problemet reale të njerëzve dhe projektet të cilët u kanë ndihmuar në përditshmëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button