Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi: VMRO – DPMNE i shkelë rregullat zgjedhore

Koalicioni për ndryshim dhe drejtësi, akuzon se partia në pushtet VMRO – DPMNE, i shkelë rregullat zgjedhore, pasi që ashtu siç thonë, tanimë i ka aktivizuar listat me votues, njofton Portalb.

“Koalicioni për ndryshim dhe drejtësi (Lidhja Demokratike, FRODEM, DEMOS dhe MORO – partia punëtore), paralajmëron shkelje të rregullave zgjedhore. Ditët e fundit, bartësit e pozitave të larta në institucionet shtetërore dhe drejtorë të ndërmarrjeve publike nga radhët e VMRO – DPMNE, bëjnë lista me të punësuar dhe kryejnë trysni ndaj tyre që të përgatisin edhe ata lista me votues potencial, duke i kushtëzuar që të votojnë për kandidatët për deputetë të VMRO – DPMNE-së. Për tubimin partiak të caktuar për të dielën, gjithashtu po bëjnë trysni ndaj administratës shtetërore, duke i kushtëzuar që patjetër të marrin pjesë. Koalicioni për ndryshim dhe drejtësi, kërkon që MPB dhe KSHZ të veprojnë në mënyrë preventive të këtyre dukurive dhe t’i “presë” në rrënjë”, thuhet në kumtesë.

Koalicioni, i inkurajon qytetarët, organizatat joqeveritare dhe mediat, që nëse hetojnë shkelje të rregullave zgjedhore të njëjtat t’i publikojnë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button