Evi Reçi synon tregun ndërkombëtar

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Evi Reçi, siç duket nuk do të mbetet e kënaqur vetëm me suksesin që ka arritur në vendin e vet. Synimi i saj është edhe depërtimi jashtë kufijve tanë.

Kjo duke u bazuar në një koment që këngëtarja e ka lënë në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’, “International singing . Dreams” , ishte mbishkrimi i Evit.

E ndonëse ajo e ka shprehur dëshirën për këtë depërtim, duke e cilësuar si ëndrrën e saj, këngëtarja thuhet se është duke punuar fort drejt realizimit të kësaj ëndrre.

Por, përmes statusit të postuar ajo nuk ka shpjeguar asgjë më shumë në lidhje me këtë koment, duke na lënë në pritje nëse ëndrra e saj tashmë ka filluar të realizohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button