‘Love in Love’ nga ‘Cha Cha Darabuka’

Djemtë e grupit ‘Cha Cha Darbuka’ i janë përveshur punës rreth projekteve të reja artistike.

Në planet e tyre aktuale është lansimi i një projekti instrumental i cili do të jetë i plotësuar edhe me videoklip.

Cen Kamberi anëtar i grupit, ka thënë për Tribuna se videoklipi i tyre do të publikohet të shtunën. “Të shtunën do të publikohet instrumentali të cilit ia kemi bashkëngjitur edhe videoklipin.

Instrumentali titullohet ‘Love in love’ dhe e kemi punuar me Shkumbin Nebiun, ‘Bimi Rekords’.

Ndërsa Videoklipin e kemi punuar me ‘Video Art’ në Gjilan. Ka dalë një punë e mirë, shpresoj që do të pëlqehet edhe nga publiku”, ka treguar Ceni, i cili për fund ka premtuar edhe shumë befasi pasuese nga grupi ‘Cha Cha Darabuka’.

Lajme të ngjashme

Back to top button