Apel: Gjeni vend edhe për Burmali Xhaminë në shesh!

Këshilli organizativ për kthimin e Burmali Xhamisë, kërkon që në Sheshin Maqedonia në Shkup, të gjehet vend edhe për Xhaminë.

Edhe përskaj asaj që në vitin 2011, u bë e ditur se në vendin e Burmali Xhamisë, reagimet vazhdojnë.

Këshilli koordinativ i organizatave joqeveritare, edhe një herë kanë shprehur shqetësimin, për vendin ku para 1 shekulli ishte i locuar objekti i xhamisë, po vazhdojnë përgatitjet për Shtëpinë e Oficierëve.

Edhe përskaj asaj që në 2011-ën, u bë e ditur se në këtë vend, pranë sheshit Maqedonia do të ndërtohen ndërtime moderne, ndërsa tenderi veç më disa javë po përgatitet për fillim të punimeve ndërtimore, Këshilli koordinues thotë: ‘Publikisht e shprehim shqetësimin tonë në lidhje me fillimin e punimeve ndërtimore për hotelin në vendin ku ka qenë Burmali Xhamija. Me reagimin tonë, Këshilli i organizatave joqeveritare për Burmali Xhaminë, kërkon nga Qeveria dhe Qyteti i Shkupit si dhe Komuna Qendër, menjëherë të ndërpriten punimet ndërtimore në këtë vend dhe me seriozitet ti shqyrtojnë kërkesat e shumta të këshillit koordinativ. Iniciativa jonë nuk ka domethënie as etnike e as fetare por duam të paralajmërojmë se disa ndërtime kanë lënë shenja historike në këtë qytet. Ditët e ardhshme këshilli do të mbaj mbledhje prap, dhe do tu njoftojmë për hapat e ardhshëm’ thanë nga Këshilli koordinues për Burmali Xhaminë. 


Ndryshe, lokacionin të cilin e ka blerë biznesmeni grek Dimitri Kondominas, para dy vitesh kanë filluar të pastrojnë terenin. Pritet që së shpejti të fillojë edhe ndërtimi i Shtëpisë së Oficerëve dhe hotelit, të paraparë me planin urbanistik të Komunës Qendër.

Sipas marrvëshjes që ka biznesmeni me Komunën, projekti në fjalë duhet të përfundojë në vitin 2018./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button