Rosell: Ma rrezikuan familjen, dhash dorëhqeje

Edhe vet Sandro Rosell e ka konfrimuar largimin e tij nga posti president i Barcelonës, ai tha se arsyeja kryesore pse ka dhënë dorëheqje ka qenë për shkak se familja e tij u rrezikua shumë kohëve të fundit.

Vetëm pak ditë më parë shpërtheu skandali, Rosell dyshohet se ka bërë disa mashtrime në trasnferimin e Neymar.

Ja fjalët e tij në konferencën për shtyp:

“Mirëmbrëma të gjithëve. Dita kur u bëra president i Barcelonës ishte një ditë e paharruar për mua. 61% të votave shkuan për mua”.

“Për katër vite, ne kemi qenë si njerëz perfekt për Barcelonën. Ne kemi bërë një sukses të madh në fushë, dhe kemi zgjidhur disa probleme të mëdha jashtë saj”.

“Barcelona është skuadër që admirohet në tërë botën”.

“Ky rast ka qenë mjaftë i vështirë për mua dhe për familjen time. Ne kemi marrë kërcënime gjatë ditëve të fundit dhe kjo ka qenë njëra ndër arsyet që unë kam dhënë dorëheqje”, tha Rosell në konferencë për shtyp.

Tani pritet të vazhdojë gjyqi ndaj Sandro Rosell për kontratën e Neymar e nëse Rosell shpallet fajtor, ai mund të dënohet nga 1 deri 8 vjet burg./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button