Shakira, emri i albumit të ri të Shakirës

Shakira ka zbuluar emrin e albumit të saj të ri dhe ai do të jetë: Shakira. Këngëtarja ka menduar t’i vendosë emrin e saj albumit më të fundit sepse puna për këtë album e ka bërë të njohë më mirë veten.

Në një postim në Facebook, këngëtarja latine shkroi: “Kur erdhi koha për t’i vënë emrin albumit, kuptova se nuk është një album tematik, edhe pse dashuria gjithmonë ka qenë një nga subjektet e mia të preferuara dhe prej të cilës frymëzohem. Kuptova se gjatë krijimit të tij, unë mësova shumë për veten time.”

Ajo vazhdoi: “Gjithmonë kam qenë origjinale dhe e sinqertë. E di që nuk jam perfekte dhe kam pak nga të gjitha: e ndjeshme, e rrëmbyer, romantike dhe melodramatike. Më e rëndësishmja nga të gjitha, jam vetvetja dhe kjo është ajo që po ju ofroj: Shakira. Pak rock, pak folk, pak reggae, pak kërcim…”

Albumi Shakira do të dalë në treg më 25 mars./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button