“UEJL-ja” thotë se s’do të shkrihet me “UNT-në”, studentët konfuz

Edhe pse fillimisht, kryetari i Parlamentit Studentor, Fuad Jonuzi, të Universitetit të Evropës Jug-Lindore në Shkup (UEJL), tha se protesta është anuluar, për shkak se, siç tha ai, Universiteti u ka dhënë garanci se nuk do të ketë shkrirje mes Universitetit në fjalë dhe Universitetit “Nënë Tereza” (UNT), megjithatë, dhjetëra studentë në mënyrë simbolike shprehën revoltën përpara objektit të Universitetit, për t’i thënë “Jo shkrirjes me UNT-në dhe jo shfrytëzimit të hapësirave të UEJL-së nga UNT”, raporton Portalb.mk.

“Qëllimi i daljes sonë në protestën e sotme, është që të përfaqësojmë vullnetin e studentëve për të mos lejuar shkrirjen e një brendi si UEJL me diçka që ende nuk është formuar. Kjo nuk nënkupton që ne, si studentë të UEJL-së jemi kundër themelimit ose hapjes së Universitetit “Nënë Tereza”, përkundrazi, jemi gëzuar ashtu sikur edhe të gjithë shqiptarët”, tha Jonuzi.Studentët e UEJL-së në protestë

Edhe pse nga UEJL, kanë siguruar se nuk do të ndodhë diçka e tillë, megjithatë studentët janë konfuz.

Për redaksinë e Portalbit nga UEJL, konfirmojnë se nuk do të bëhet shkrirja e dy Universiteteve, por vetëm se UNT-së i janë ndarë disa hapësira të caktuara për shfrytëzim deri sa ta bëjnë objektin e tyre.

“Nuk do të ketë shkrirje të Universiteteve. UEJL mbetet UEJL. Në këtë moment historik deshëm ta ndihmojmë UNT-në, ua kemi liruar dy klasë përkohësisht deri sa ta bëjnë objektin e tyre. Përndryshe sot festojmë 15 vjetorin e themelimit. Këtë gjë ua kemi sqaruar edhe studentëve”, thotë zëdhënësi i UEJL-së për Portalb, Demush Bajrami./Portalb

UEJL - Shkup
UEJL – Shkup

UEJL - studentë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button