Mrekulli në Vërtekicë, gjithçka digjet por jo Kurani (FOTO)

Para disa ditësh në një fshat të rajonit të Shkupit, konkretisht në fshatin Vërtekicë të komunës së Studeniçanit dy shtëpi njëra pranë tjetrës ishin kapluar nga zjarri, si pasojë e një defekti të shkaktuar nga rryma elektrike. Fatmirësisht, objektet kanë qenë të pabanuara për arsye se banorët e dy shtëpive në fjalë kanë qenë të shpërngulur në qytet që kohë më parë. 


Pas shuarjes së zjarrit nga ekipi i zjarrfikësve, që ishin lajmëruar nga vet banorët e këtij fshati, familjarët e dëmtuar kanë vizituar vendin e ngjarjes me çrast kanë hasur në një gjë të pazakontë. Në njërën prej shtëpive ata kanë gjetur një çantë të varur në mur ku brenda saj gjendej libri i shenjtë islam, Kurani aspak i dëmtuar.

Imami i fshatit e ka lajmëruar rastin në Portalb duke treguar detaje për ndodhinë.
 
“Pasi që mora lajmin për djegien e shtëpive, menjëherë lajmërova zjarrfikësit ku për një kohë shumë të shkurtër ata arritën në vendngjarje, dhe për 4 orë pandërprerë ndoshta edhe më tepër u munduan që ta shuanin zjarrit. Njëkohësisht unë i lajmërova edhe pronarët e dy shtëpive. Të nesërmen me arritjen e sektorit për hulumtim të cilët analizuan shkakun e kaplimit të zjarrit, dhe së bashku me familjarët e dëmtuar, vizituam shtëpitë e dëmtuara ku hasëm në një gjë të pazakontë. Në murrin e njërës prej shtëpive ishte e varur një çantë, që ishte lënë nga vet banuesit e shtëpisë, ku brenda saj gjetëm një Kuran dhe dy ilmihale, që absolutisht nuk ishin të dëmtuara edhe përskaj faktit që shtëpia ishte e djegur tërësisht, si dhe për shuarjen e zjarrit në atë lokacion ishin hedhur mbi 50 tonë ujë” – thotë për Portalb, imami i këtij fshati Rasim Ademi.

“Çdo banor i këtij fshati di ta lexojë Kuranin, dhe se ngjarja që ndodhi është dëshmi se fjala e Zotit nuk digjet”- shprehet përsëri Imam Rasim Ademi.


Në fshatin Vërtekicë momentalisht jetojnë diku 200 banorë, dhe numërohen diku 30 shtëpi. 

Banorët e këtij fshati ankohen nga mungesa e infrastrukturës e cila nuk është riparuar gati se 30 vite, ndërsa sa i përket kushteve për mbijetesë, banorët e këtij fshati merren me kultivimin e blegtorisë. 

Ata shprehen të kënaqur nga kujdesi komunal në lidhje me riparimin e shkollës fillore që gjendet në fshat. 

Por edhe pse komuna ju ka siguruar transport publik ai nuk shkon deri në qytetin e Shkupit.

“Ne kemi dërguar lutje deri tek institucioni i “Transportit Publik të Shkupit”, që ky minibus të qarkullon gjer në qytet për shkak të nxënësve, për arsye se ata kanë frikë të qarkullojnë me autobusët urban që fillojnë nga fshati Draçevë, si shkak i incidenteve të shumta që kanë hasur nga pala maqedonase”. – tha Rasim Ademi. /Portalb

Rexhep Avdiu, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button