SHGM-ja, do të monitorojë zbatimin e Ligjit për media

“Miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizive dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për media, qeveria plotësoi obligimet që dalin nga pajtueshmëria e arritur me Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga  SHGM-ja.

Ky është hap përpara në  drejtim të përmirësimit të përmbajtjes së ofruar të ligjeve, për të cilët SHGM dhe ekspertët  e huaj kanë vërejtje serioze. 

Sipas SHGM-sw, sjellja e qeverisë jep shpresë së në të ardhmen do të bëhen përpjekje shtesë për përmirësimin e përmbajtjes së ligjeve.

 Duke zbatuar pajtueshmërinë mediat e internetit plotësisht përjashtohen nga ligjet e medias, SHGM ka përfaqësues në Agjencinë e medias, çdo kufizim i përmbajtjes së mediave do të jetë në harmoni me praktikën e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut dhe ndjeshëm  zvogëlohen obligimet e mediave të shtypura.

Përveç kësaj, në ligj inkorporohet një dispozitë  e re, e cila thekson se qëllimi i ligjit është për të promovuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

 SHGM-ja, thuhet në komunikatë,  do të monitorojë zbatimin e ligjit, veçanërisht të pjesëve të kontestuara, ndërsa nuk përjashton mundësinë që pas konsultimeve me ekspertë juridik, një pjesë të këtyre dispozitave t’i kontestojë para Gjykatës kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button