ASHMAA kërkon nga Ministria e Financave të transferojë mjete në llogarinë zgjedhore

Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) sot ka dorëzuar shkresë deri te Ministria e Financave për shkak, siç kumton, obligimit jofunksional në pajtim me nenin 76-G nga Kodi Penal. Në pajtim me këtë nen, thotë në kumtesë Agjencia, Ministria e Financave është e obliguar të transferojë mjete financiare në llogari të Agjencisë.

Mjetet që duhet të transferohen në llogarinë zgjedhore të Agjencisë, theksohet në kumtesë, janë dedikuar jashtëzakonisht për financimin e aktiviteteve të Agjencisë gjatë procesit zgjedhor.

“Pasi në pajtim me ndryshimet e fundit të Kodit Penal, Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale ka aktiviteti njëqind ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor të vitit 2016, mosrealizimi i obligimeve nga ana e Ministrisë së Financave paraqet shkelje të marrëveshjes të nënshkruar midis katër partive politike, garanci e të cilëve ishin Ambasada e SHBA-së dhe Delegacioni e BE-së në RM. Në këtë mënyrë drejtpërdrejtë rrezikohet funksionimi i Agjencisë”, kumtoi ASHMAA dhe shtoi se për aktivitetet i ka njoftuar edhe katër partitë politike nënshkruese të marrëveshjes, Ambasadën e SHBA-së dhe Delegacionin e BE-së në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button