Aksion në malet e Tiranës, kapen 80 kg hashash dhe 6 armë

Në kuadër të operacionit të koduar “Kllojka”, dy persona janë vënë në pranga dhe një është shpallur në kërkim, pasi posedonin armë dhe drogë të cilat i fshihnin në banesat e tyre. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kllojka”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Xhelal Biraçi, 78 vjeç, banues në Tiranë dhe Shahe Biraçi, 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Sakaq u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. Biraçi, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja në flagrancë e këtyre shtetasve u bë pas informacionit të marrë se në banesën e tyre ka municion luftarak.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre në fshatin “Kllojkë”, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 3 armë zjarri automatik, model 56.
– 1 armë zjarri automatik, model 54 (sharrs).
– 2 armë zjarri pushkë, model 63.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një sasi bime e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, me peshë rreth 80 kg si dhe një peshore elektronike që shërbente për peshimin e kësaj bime.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”./albeu.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button