Podesta: Është e mundur që Asanzh ta ndihmojë Trampin në garën për Shtëpinë e Bardhë

Shefi i fushatës parazgjedhore të Hilari Klinton, Xhon Podesta, dje tha se themeluesi i Uikiliks, Xhulian Asanzh, e ndihmon Donald Trampin në garën për Shtëpinë e Bardhë, transmetuan mediat franceze.

Uikiliks të premtën  publikoi mijëra informata nga llogaria personale e Podestës në “G-mail”. Sipas tij, një nga dëshmitë për atë është se informatat janë publikuar të premten në mbrëmje, pikërisht pasi që gazeta “Uashington post” e tregoi videon e Trampit të vitit 2005, në të cilën ai flet gjëra të pahijshme për gratë.

“Kjo nuk është përputhje. Disa minuta pas daljes së videos, ata vendosën që kjo të jetë përgjigjja e tyre për tërheqjen e vëmendjes nga gjërat e ulëta, të thëna nga Tramp”, deklaroi Podesta para gazetarëve në aeroplanin me të cilin Klinton dhe ekipi i saj ktheheshin në Nju-Jork nga mitingu parazgjedhor në Majami.

“Nuk ka se si të dimë nëse Asanzh ka tentuar ta ndihmojë Trampin dhe nëse këto janë aktivitete të koordinuara. Vetëm konsideroj se përputhja është mjaft e çuditshme dhe se ndodhi në momentin kur temperatura po afronte drejt fazës së vlimit”, tha Podesta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button