Yildirim: AK Partia nuk frikësohet nga aktet e PKK-së

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka deklaruar se “Këto ditë organizata terroriste PKK është drejtuar kundër organizmave të AK Partisë. Por AK Partia nuk është një parti që frikësohet me aktet që ju kryeni. Qeveria jonë për të pastruar Turqinë nga të gjithë këto organizata terroriste do të ndjekë ngjarjet me të gjithë vendosmërinë e saj”, raporton Anadolu Agency (AA).

– “Mos të lejojmë që letërsia e viktimizimit të hedhë hije mbi rrezikun”

Në një fjalim në takimin e Grupit Parlamentar të AK Partisë, duke rikujtuar se vazhdojnë operacionet kundrejt FETÖ-s Yıldırım u shpreh “Ne nuk mund të pranojmë që të jenë viktima as edhe një prej qytetarëve tanë. Kundërshtimet do të vlerësohen në mënyrë objektive. Unë shpresoj se në mënyrën më të shpejtë do të jetë e mundur që ne të zgjidhim këto ankesa, nëse ka ndonjë. Por gjithashtu duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm kundër kurtheve. Nuk duhet të lejojmë kurrë që letërsia e viktimizimit të hedhë hije mbi rrezikun.”

– “Brenda AK Partisë nuk mund të ketë tradhtarë”

“Brenda AK Partisë nuk mund të ketë asnjë tradhtar, asnjë terrorist. Disa të tjerë shprehnin të njëjtën gjë duke bërë avokatin teksa FETÖ luftonte AK Partinë. Edhe tentativa e ulët e puçit të 15 korrikut nuk i ka sjellë në vete disa. Ne ashtu si në të gjithë Turqinë kemi dhënë dhe japim të njëjtën luftë edhe brenda AK Partisë. Të mos lejohen kurrë përçarjet duke i vënë veshin thashethemeve. Askush të mos bjerë në situatë që dërgon ujë në mullirin e FETÖ-s”, u shpreh në fjalën e tij Yıldırım.

Duke theksuar se kryesisht partia kryesore e opozitës, CHP duhet të jetë e kujdesshme Yıldırım tha se “Kanë nisur të anashkalojnë sprovën dhe vështirësitë që vendi ynë kaloi më 15 korrik. Vazhdojnë të trazojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje mbi viktimizimin. Por viktimat e vërteta të 15 korrikut janë veteranët tanë, familjet e dëshmorëve dhe 79 milionë banorët e atdheut të cilëve iu kërcënohet e ardhmja dhe stabiliteti”.

Ndërsa në lidhje me operacionin “Mburoja e Eufratit” Yıldırım tha se “Ne shprehemi perëndimi i Eufratit, por nëse aktet terroriste vazhdojnë në lindje të Eufratit do të bëjmë atë që është e nevojshme edhe për atje”.

Yıldırım ka theksuar më tej se “AK Partia do të bëjë propozimin e ligjit që 15 korriku të bëhet ditë zyrtare si ‘Dita e Demokracisë dhe Dëshmorëve’. I bëjmë thirrje edhe partive të tjera që ti bashkëngjiten këtij propozimi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button