Rritet defekti në demokracinë maqedonase

Maqedonia është ndër vendet me rënie më të madhe të vlerave në transformimin politik dhe ekonomik, tregon hulumtimi i fondacionit Bertelsman të kryer gjatë periudhës 2012-2013.

Vendi ka shënuar rënie për tre vende në listë ku vlerësohet statusi demokratik, ndërsa për një vend më lartë sipas statusit të ekonomisë së tregut.

Maqedonia, në më shumë parametra, sipas Bertelsman, gjatë dy viteve të kaluara nuk ka bërë asnjë përparim. Kryesisht bëhet fjalë për parametrat politike ku pengesa më të mëdha janë paraqitur në imazhin ndërkombëtarë të shtetit, kriza politike, skandale dhe polarizimi politik.

„Partitë qeveritare në Maqedoni e kanë forcuar kontrollin ndaj një numri të madh të institucioneve demokratike në vend duke llogaritur Organizatat joqeveritare, mediumet, universitetet dhe institucionet hulumtuese. Qeveria e ka rritur numrin e të punësuarve në administratë duke u munduar që në këtë mënyrë të krijojë një bazë më të madhe të përkrahësve të besueshëm”, thuhet në hulumtim.

Ushtirmi i pushtetit me kërcënim 

Projektet publike investuese ju jepen grupeve specifike të biznesit të cilët e përkrahin Qeverinë.

Ndarja zyrtare e qeverisë ekzekutuese, ligjvënëse dhe gjyqësore është në kërcënim për shkak të relacioneve personale të kryeministrit, ndjekësve të tij, të afërmve të tij, dhe familjarëve si dhe zyrtarëve të tjerë që janë në pozicione që duhet ta kontrollojnë punën e qeverisë.

Politikat e këqija ekonomike

Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov i cili ishte zgjedhur në vitin 2009 nuk ka arritur të ndikojë në politikë, e cila është në ndikim të madh nga partia dominante.

Efektet e krizës botërore financiare në vitin 2009-2010 nuk kanë pasur ndikim të madh në Maqedoni, por ekonomia reale në vend pësoi keq dhe shumë biznese private falimentuan.
Efektet negative të krizës, të zmadhuara për shkak të politikave të gabuara ekonomike, janë ndjerë në vitin 2012-2013.

Sipas hulumtimit si një nga problemet kryesore në Maqedoni vazhdon të jetë korrupsioni dhe qeveria burgos dhe arreston politikanë të opozitës për të tërhequr vëmendjen nga personat që janë brenda në qeveri. 

Përzierja e kishës në politikë
Nga fondacioni Bertelsman kanë vërejtur edhe një përzierje të madhe të institucioneve fetare ( Kisha ortodokse e Maqedonisë dhe Bashkësia Fetare Islame) në jetën politike në shtet. Liderët fetarë shumë shpesh kanë dhënë komente të ndryshme politike dhe mendime për tema krejtësisht jofetare.

Mediat
Mediat në vend janë shumë të koncentruara dhe të lidhura me politikën. Redaktorët dhe gazetarët janë në shtypje të vazhdueshme politike dhe kërcënime. Nga fondacioni kanë numëruar edhe shembullin me televizionin A1, si dhe me shumë gazeta të tjera në gjuhën maqedonase dhe shqipe. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button