Ja cilat produkte personale nuk duhet t’i ndani kurrë me të tjerët
Disa produkte të kujdesit personal nuk duhet të ndahen kurr me të tjerët për shkak se mund të bëhen burim i pashmangshëm infeksionesh. Ju duhet të tregoheni të kujdesshëm në këtë pikë dhe mos ndani asnjë nga produktet që do të përmendim më poshtë me askënd, madje as me familjarët:
Sapuni: sapuni përgjithësisht mbart mikroorganizmat që ka lëkura dhe nëse përdoret nga dikush tjetër mund të çojë në infeksione të ndryshme të lëkurës. Kërpudhat dhe infeksionet virale janë lloje të tjera infeksionesh që mund të transmetohen me anë të sapunit, transmeton shendeti.com.al.
Peshqirin: duke qënë se peshqiri qëndron me lagështi pas përdorimit, ai krijon ambient të përsosur për mikrobet maja.
Deodorantin: deodorantët roll-on nuk duhet të ndahen asnjëherë me askënd sepse janë të kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën (sqetullën) dhe grumbullon bakteret.
Furça e dhëmbëve: nuk duhet të ndahet në mënyrë kategorike me askënd. Goja është burim i miliona mikroorganizmash dhe mund të transmetoni miliona infeksione madje edhe nga ato më të rrezikshmet.
Piskatoren e vetullave: nëse gjakoseni sadopak duke tërhequr vetullat mund të transmetoni sëmundjet dhe infeksionet tek të tjerët.
Zbutësin e buzëve: nëse keni herpes, lëkurë të vdekur në buzë etj, mund të transmetohen fare lehtë me anë të zbutësit të buzëve.
Brisqet e rrojës: janë burim i padiskutueshëm infeksionesh që mund të transmetohen shumë lehtë nga njëri individ në tjetrin.
Kufjet e veshit: mund të mbledhin mikrobe që grumbullohen nga dylli i veshit dhe mund të transmetohen lehtë tek të tjerët duke shkaktuar infeksione dhe inflamacion të veshit.
Prehsja e thonjve: thonjtë janë burim bakteresh, mikrobesh dhe papastërtishë, prandaj është e këshillueshme që prehësja e thonjve mos të ndahet me të tjerët.
Sfungjeri i dushit: duke qënë se qëndron në lagështi gjatë gjithë kohës, ai është burim bakteresh si dhe grumbullon lëkurën e vdekur të trupit. Për të shmangur rreziqet e ndonjë infeksioni të mundshëm mos e ndani me të tjerët.
Vëthët: me anë të tyre mund të përhapen patogjenet e gjakut ose infeksionet.
Produktet e tualetit si lapsin e syve, remelin, furçat e aplikimit etj janë burim bakteresh dhe mikrobesh. Me anë të tyre mund të transmetoni infeksionet e syrit dhe lëkurës.