Grida Duma: Dëshiroj të jem numri 2 i PD-së

Ish-zv ministrja e Integrimit, Grida Duma, deklaron se është e gatshme të bëhet nënkryetare e PDsë, në rast se këtë besim ia japin anëtarët e partisë. 

Duke folur në emisioni “Prizëm”, Duma u shpreh se, ajo pret që të jetë pjesë e strukturave të larta të PD-së pas zgjedhjeve të pritshme në partinë kryesore të opozitës. 

“Pres të jem ndër figurat përfaqësuese të larta të Partisë Demokratike. Nuk kam pritshmëri të numrit dy, tre apo katër, por shpresoj shumë që ajo që përfaqësoj si unitet brenda atij grupimi, të pasqyrohet edhe në rolin që do të marr aty. 

Pra, një lloj përfaqësimi mediatik timin, së paku të jetë ky lloj harmonizimi. Por, nga ana tjetër nuk do doja që asgjë të lexohet si me tepri. 

Nëse për militantët e Partisë Demokratike posti numër 2 duhet të ishte një lexim nderi, nuk do më shqetësonte të vazhdoja të jepja kontributin”, ka thënë Grida. 

Kjo e fundit është një nga prurjet e reja në PD, duke u katapultuar në postet e larta të kabinetit qeveritar Berisha. Por ajo do të mbahet mend edhe për incidentin në Konventën e PD-së të zhvilluar në maj 2013. 

Pasi mbaroi fjalimin e saj në Konventën e Partisë Demokratike për Barazinë Gjinore, zëvendësministrja e Integrimit Europian, Grida Duma u rrëzua. Të gjithë të pranishmit në Pallatin e Kongreseve kanë shtangur dhe kanë reaguar kur kanë parë që Grida tepër e emocionuar u rrëzua sapo la podiumin. / Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button