Pas 10 viteve largohet drejtori i doganave Vanço Kargov

Vanço Kargov drejtori i deritanishëm i Doganave të Maqedonisë është larguar nga detyra, pas një mandati gati 10 vjeçar në krye të këtij institucioni.

Vanço Kargov drejtori i deritanishëm i Doganave të Maqedonisë është larguar nga detyra, pas një mandati gati 10 vjeçar në krye të këtij institucioni. Ai është tërhequr, por duke kaluar në një detyrë të re si kryetar i organit të ri të sapoformuar Këshillit të Inspektoratit në Maqedoni.

Në vend të tij, në detyrën e drejtorit të doganave është emëruar, Natasha Radevska – Krstevska, e cila ka qenë shefe e komisionit të shkallës së dytë për lëndë ankesa në Drejtorinë e të Ardhurave Publike pranë Ministrisë së Financave.  Me ndryshimet në kreun e doganës, edhe kësaj radhe nuk është arritur që shqiptarët të marrin drejtimin e saj, pas kërkesave disavjeçare për të drejtuar me këtë drejtori të rëndësishme fitimprurëse dhe efektive.

Lajme të ngjashme

Back to top button