Maqedoni, ueb – aplikacion online ku punëtorët mund t’i shohin të drejtat e tyre

Të drejtat e punëtorëve, të drejtat për kompensim, mungesa në punë dhe të ngjashme, mund të gjenden në faqen e re të internetit www.rabotnickiprava.mk, e cila është e lëshuar në përdorim që punëtorët t’i dinë të drejtat e tyre, njofton Portalb.

Qëllimi është që, punëtorët në mënyrë më të lehtë të kenë qasje deri te të drejtat e tyre. Gjithashtu, me këtë, punëtorët do të mund të edukohen dhe informohen për të drejtat e tyre, se si shpejtë të reagojnë dhe të mbrohen.

Ueb – faqja është aktivitet i përbashkët i të gjitha organizatave sindikale në Maqedoni, Federata e Sindikatave të Maqedonisë, Konfererada e Sindikatave të Lira të Maqedonisë dhe Unioni i Sindikatave të Pavarura dhe Autonome. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e projektit “Përparim të dialogut social”, ndërkaq është realizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës – MOT.

Faqja është e ndarë në disa kategori, me qëllim që shfrytëzuesit më lehtë dhe më shpejtë të mund t’i gjejnë informatat e nevojshme. Diskriminimi, mobing, marrëveshje kolektive, e drejta e pushimit, rroga, janë vetëm një pjesë e temave të cilat janë të vendosura në faqen kryesore. Për t’u theksuar është edhe pjesa me pyetje më të shpeshta, ku punëtorët mund të informohen nga përvojat e huaja dhe të inkurajohen dhe t’i japin pyetjet e tyre me qëllim që të zgjidhen problemet e caktuara. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button