Universitetet, Basha: Rama u hoqi të ardhmen 18 mijë maturantëve

Në vazhdën e protestave të maturantëve për të drejtat e studimit në universitete, kryetari i opozitës, Lulzim Basha u ka shprehur sot sërish mbështetjen, duke i konsideruar si “viktima të radhës të një pushteti të korruptuar” dhe i ka garantuar se me ardhjen në pushtet, PD do ta shfuqizojë “pseudoreformën Rama.”

Basha i ka kthyer një përgjigje kështu, Kryeministrit Edi Rama, që pikërisht sot në mëngjes iu drejtua maturantëve me një mesazh ku u thoshte: “konkurenca dhe merita janë – më në fund dhe në transparencë të plotë – përpara syve tuaj”!

Por, ja përgjigja që i ka kthyer kreu i opozitës:

“18 mijë maturantë, mes tyre mijëra me rezultate shumë të mira dhe të shkëlqyera, vazhdojnë të jenë në ankthin e pritjes nëse do të arrijnë të ndjekin studimet sipas meritës dhe preferencës.

Ata dhe prindërit e tyre, që kane sakrifikuar gjithçka për shkollimin e tyre, nuk kanë asnjë përgjigje pse nuk janë vlerësuar rezultatet e shkëlqyera të fëmijëve të tyre.

E ndërsa prisnin zgjidhje, autori i kaosit dhe pasigurisë së krijuar, iu dhuroi një tjetër mashtrim dhe përqeshje, që në orët e para të mëngjesit. Nga bordi i një avioni privat, i shkëputur totalisht nga realiteti, Rama vazhdoi avazin e gënjeshtrave dhe talljeve me ëndrrat e mijëra të rinjve, të cilëve iu ka vjedhur të ardhmen me aferat korruptive, që fshihen pas pseudoreformës në arsim.

Për Ramën vlejnë vetëm milionat korruptive që fut ne xhepat e tij dhe miqve të tij. Maturantët janë “viktimat” e rradhës të pushtetit të tij të korruptuar.

Transparencë, Meritë-Preferencë dhe mbështetje buxhetore, këtë meritojnë dhe këtë do të kenë të rinjtë shqiptarë pas shfuqizimit të pseudoreformës Rama,” shkruan Basha në rrjetet sociale, transmeton Syri.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button