Prej te PSP-ja deri te Kuvendi, sot mbahet marshi “Lufta vazhdon, zëri fiton”

Sot me fillim prej orës 14:00, qytetarët, aktivistët civil, gazetarët dhe artistët, në Shkup, do të marshojnë me rastin e 11 Tetorin, njofton Portalb.

Marshin qytetar e kanë iniciuar lideri i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev, gazetarët Tomisllav Kezharovski dhe Atanas Kostovski, aktivisti, Vllatko Vasill, aktori Irena Ristiq, muzikantët Zllatko origjanski dhe Beni Shakiri dhe përfaqësuesja e Shoqatës së Veteranëve, Vera Bunteska.

Nën moton, “Lufta vazhdon, zëri fiton”, të udhëhequr nga iniciatorët, qytetarët do ta fillojnë marshin në udhëkryqin e bulevardit “Partizanska” dhe në rrugën “Franklin Ruzvellt”, në afërsi të objektit të ri të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.

Marshi do të vazhdojnë nëpër bulevardin “Partizanska” deri te ndërtesa “Tifani”, ndërkaq nëpër rrugën “Dimitrie Çuposki” do të vazhdojë drejt Kuvendit.

Përpara shtëpisë ligjvënëse, do të shënohet dita kryengritjes antifashiste në Maqedoni dhe do të dërgohet mesazh liberal.

“Do të marshojmë për luftë kundër varfërisë, për rroga më të larta, për vende pune, për të rinjtë të cilët duan të qëndrojnë, të jetojnë në vendlindjen e tyre. Të qëndrojmë krahë njëri tjetrit, bashkë, të gjithë të barabartë, pa çfarëdo lloj dallimi”, thonë organizatorët. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button