“Nënë Tereza” regjistrohet në regjistrin qendror, AShAM kundër universiteteve të reja pa konsultim

Vazhdojnë reagimet e studentëve të UEJL-së, të cilët përmes një peticioni elektronik po nënshkruhen kundër idesë së plasuar në disa qarqe për shkrirje të mundshme me Universitetin e ri “Nënë Tereza” dhe për ndarjen e hapësirave në Shkup, njofton RTVM2.
Universiteti i ri në Shkup ka marrë një vërejtje nga Akademia e Shkencave. Nga AShAM kritikojnë MASh-in që nuk konsultohet me ta për hapjen e universiteteve të reja.
“Gjatë çdo projekti, MASh është e obliguar të drejtohet te ne dhe të kërkojë mendim. Çdo iniciativë për themelimin e një institucioni publik të arsimit të lartë duhet të shoqërohet me një projekt ose studim serioz, kuptohet në përbërjen e të cilit do të marrin pjesë edhe njerëzit kompetentë të arsimit dhe shkencës, por ky obligim ligjor nuk zbatohet”,- deklaroi akademiku, Vllado Kambovski.
“Maqedonia është ndër mesin e vendeve me më shumë universitete dhe më shumë studentë të regjistruar, por kjo nuk do të thotë se kemi përmirësim të cilësisë në arsim”,- tha profesori, Ilija Acevski.
Përkundër zërave kundër, Universiteti “Nënë Tereza” edhe zyrtarisht është regjistruar në regjistrin qendror. Vazhdojnë ndërkohë edhe apelet për regjistrimin e studentëve të rinj në këtë universitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button