Horror në “Old Traford”, eliminohet Manchester (Video)

Manchester United është eliminuar nga kupa Capital One nga skuadra e Sunderland. United fitoj 1:0 në ndeshjen e dytë të kupës duke siguruar vazhdimet me Sunderland.
Evans e shënoi golin e vetëm në 90 minuta lojë kur në minutën e 37 shënoi për 1:0. Tejet dramtike u bë ndeshja në minutën e fundit të vazhdimeve.

Gardner shënoi për Sunderland duke siguruar pothuajse eliminimin e United. Por në aksionin tjetër, Chicharito barazoi në aksionin tjetër për të siguruar vazhdimet.
Lojtarët e Manchester United u treguan tejet amaterë në penallti duke huqur plot katër penallti. Vetëm Fletcher shënoi nga penalltia.

Wellbeck, Januzaj, Jones dhe Rafael dështuan nga penalltia, ndërsa Sunderland shënoi dy penallti nga pesë që i goditi.

Alonso dhe Yong shënuan për Sunderland duke siguruar finalen e Capital One që për kundërshtarë do të ketë Manchester Cityn

Lajme të ngjashme

Back to top button