Anid Abazi i FC Shkupit (moshat e reja) takon Buffonin

Ndeshja kualifikuese në mes Maqedonisë dhe Italisë e vlefshme për KB Rusi 2018 ishte e rëndësisë së madhe për tu përfaqësueset, ndërsa numër i madh i shikuesve në stadiumin “Filipi i Dytë” kishin shkuar për të parë nga afër yjet e futbollit italian. Ndër ata që ishin me shumë fat për të pasur një shtrëngim dore dhe dhuratë nga legjenda e futbollit italian, portieri Gianluigi Buffon, ishte dhe futbollisti i ri Anid Abazi, i cili me të përfunduar ndeshja vrapo drejt legjendës së Juventusit.

Më pas Buffon bëri një gjest të madh duke i dhuruar njërën nga dorëzat Anidit, i cili më pas në profilin e tij e ka përshkruar si një nga dëshirat më të mëdha që i ka plotësuar vetes.

Anid Abazi që pati fatin të takoj legjendën Gigi Buffon dhe te merrte një dhurate prej tij ka shkruar: “Sonte kalova një nga momentet më të bukura të jetës sime. Isha prezent në ndeshjen Maqedoni-Itali, dhe me vëllain bëmë një plan se si të futem në stadium dhe të shkoj tek legjenda, Gianluigi Buffon. Dhe sapo u futa në fushën e gjelbër, vrapova me shpejtësi tek legjenda dhe ai ma dhuroi dorëzën e tij”, ka thënë Anidi, i cili është një nga futbollistët e gjeneratave të reja të FC Shkupi dhe nga ekipi njoftojnë se është një talent i madh. Ndoshta në të ardhmen Anid Abazi do të luajë në ndonjë ekip të madhe dhe atëherë Buffon do të dëshironte ta takojë Anidin, këtë do të tregojë koha. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button