RSD i prezantoi masat për punë të paguar për studentët

Kryetari i Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë (RSD)  Stefan Bogoev sot prezantoi masën për punë të paguar për studentë në kampuset studentore.

Sipas Bogoevit, masa është në propozim të studentëve, ndërsa me të do të fitojnë mundësi të përfitojnë derisa janë në studime, njofton MIA.

“Studentët do të fitojnë mundësi për përfitim përmes punës me orar të shkurtuar, e ashtuquajtura part-time job. Studentët do të mund të punojnë në restorantete studentore ose kafiteri,  në organizim të ngjarjeve kulturore-argëtuese, si udhëheqës të kolegëve të tyre student-brucoshë ose asistentë për obligime administrative në suaza të kampusit studentorë. Studentët gjithashui do të mund të punojnë edhe në leximoret dhe biblioteka”, deklaroi Bogoev.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Bogoev tha se masa u dedikohet studentëve të cilët jetojnë në konvikte dhe se qëllimi është që me turne të shkurtuar të punojnë në ndonjë nga këto vende.

“Kjo është masë e cila ekziston në vendet perëndimore-evropiane,. Nuk do të ishte kushedi çfarë kompensimi, por do të ishte i mjaftueshëm që t’i shkurtoj shpenzimet për studimin e tyre”, tha Bogoev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button