Forcat izraelite arrestuan 31 palestinezë

Forcat izraelite arrestuan 31 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor të cilat gjenden nën okupim, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të zëdhënëses së policisë izraelite, thuhet se janë arestuar 15 persona në Jerusalemin Lindor me pretendime se kanë “hedhur gurë dhe koktej molotovi” ndaj policisë Izraelite. Ndërsa në deklaratën e ushtrisë Izraelite thuhet se janë arestuar edhe 16 persona në Bregun Perëndimor.

Gjithashtu, në deklaratë është nënvizuar se kanë nisur punimet për rrënimin e shtëpisë të palestinezit Ebu Subeyh i cili u vra nga policia Izraelite pasi që në Jerusalemin Lindor organizoi sulm të armatosur dhe vrau dy izraelitë. Në mediat palestineze thuhet se është arrestuar vajza 17 vjeçare e Ebu Subeyh-it, Iman.

Rrënimi i shtëpive të palestinezëve, për të cilët pretendohet se organizojnë sulme ndaj izraelitëve, nga ana e organizatava që mbrojnë të drejtat e njeriut, vazhdimisht kritikohet si “dënim kolektiv”.

Përndryshe, Jerusalemi Lindor që nga viti 1967 është nën okupimin e Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button