Betim i kadetëve dhe promovimi i nënkolonelëve në Akademinë Ushtarake

Kadetët nga gjenerata e 20-të të Akademisë Ushtarake “Mihailo Apostolski” sot dhanë betim solemn, ndërsa në gradën e nënkolonelëve ishin promovuar 35 kadetë.

Në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” betim solemn dhanë 29 kadetë, prej të cilëve gjashtë janë pjesëtarë të gjinisë femërore dhe shtatë studentë të drejtimeve civile. Nga studentët-kadetë të Akademisë Ushtarake, 20 janë nga Maqedonia, 4 nga Bosnja e Hercegovina, 3 nga Mali i Zi dhe 2 nga Kosova.

Nga nënkolonelët e promovuar shtatë janë pjesëtarë të gjinisë femërore. Prej tyre 25 janë nga Republika e Maqedonisë, 3 nga Mali i Zi, 3 nga Bosnja e Hercegovina dhe 4 nga Kosova.

Mihajlo Toshevski, i radhituri i parë nga nënkolonelët e promovuar,  në emër të klasës së 16-të  të Akademisë Ushtarake, para të pranishmëve mes të cilëve edhe ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, kryeshefi i Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneralnënkoloneli Metodija Veliçkovski, përfaqësuesit e korit diplomatik-ushtarak, si dhe përfaqësues të ministrive të mbrojtjes të Mali të Zi, BeH-së dhe forcave të sigurisë së Kosovës, theksoi se të gjitha punët e vogla, që i kanë kryer tërë këto vite, kanë ndikuar gjatë formimit të asaj që janë sot – oficer i shëndetshëm dhe drejtimmirë, i cili për kohë të shkurtër duhet të përballet me sfidat e luftimit modern.

Duke shprehur bindje se ato janë më të mirët në gjeneratën e tyre dhe njerëzit më të guximshëm të rinj të përkushtuar në sigurinë kombëtare, rajonale, paqen globale dhe stabilitetin, ministri Jolevski u porositi të punojnë  me nder dhe përkushtim,  të aftësohen për mendim kritik, si dhe ta zhvillojnë kreativitetin e tyre dhe integritetin profesional.

“Shkollimi juaj ushtarak me pjesëtarët e vendeve të tjera nga rajoni do të kontribuojë për përforcimin e bashkëpunimit dhe paqes në rajon. Ambiciet tuaja janë edhe tonat, të krijojmë oficerë të cilët do të jenë dinjitoz dhe do të mund t’i mbrojnë vendet e tyre”, tha Jolevski duke shtuar se profesorët dhe instruktorët e tyre kanë konfirmuar  se janë tërësisht të gatshëm për detyrat e tyre dhe sfidat  në karrierën e ardhshme. Përkujtoi se do të hapet Universitet i ri për siguri kombëtare dhe mbrojtje “Damjan Gruev” në përbërje të të cilit do të jetë edhe Akademia Ushtarake.

Nënkolonelja Marija Knezheviq nga Mali i Zi deklaroi se kjo ditë është e veçantë për të dhe për kolegët e saj nga klasa e 16-të.

Duke dërguar urime deri te kadetët dhe nënkolonelët e rinj përfaqësuesi i MM-së së Malit të Zi potencon se Akademia Ushtarake në Shkup gëzon reputacion  të  institucionit ushtarako-arsimor me kualitet të lartë ku ka arsimim ushtarak adekuat në pajtim me standardet e NATO-s. Përkujtoi se në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” nga viti 2010 me sukses kanë përfunduar 13 nënkolonelë të ushtrisë së Malit të Zi. Ceremonia e sotme theksoi  përfaqësuesi i MM-së së BeH-së është vetëm edhe një konfirmim i bashkëpunimit të deritanishëm  dhe shtoi se bashkëpunimi mes të dy vendeve  do të zhvillohet në të gjitha fushat. Në emër të forcave të sigurisë së Kosovës përfaqësuesi potencon se forcat e sigurisë së Kosovës janë përkushtuar në qëllimin ndërsa ajo është të bëhen forca të dukshme dhe multietnike të hapura për të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht për pjesëtarët e bashkësive të pakicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button