2013 është viti i katërt më i ngrohtë nga fillimi i matjes së temperaturave

Viti i kaluar është viti më i ngrohtë nga fillimi i matjes së temperaturës nga viti 1880, që e konfirmon tendencën për ngrohje të planetit, publikoi dje Agjencia amerikane për oqeane dhe atmosferë.

Temperatura mesatare në tokë dhe në oqeane ka qenë 14,52 gradë Celsius në vitin 2013, që është për 0,2 gradë më shumë sesa mesatarja në shekullin 20 (13,9 gradë), thekson Agjencia amerikane në raportin e saj.

Temperatura mesatare në planet është rritur për 0,6 gradë për dekadë nga viti 1880 deri në vitin 2013 dhe për 0,15 gradë për dekadë gjatë 50 viteve të fundit. Të gjitha vitet nga shekulli 21 (2001 deri 2013) bëjnë pjesë midis 15 viteve më të ngrohta nga viti 1880. Tre vitet më të ngrohta janë shënuar në vitet 2010,2005 dhe 1998.

“Trendi i përgjithshëm i ngrohjes së Tokës, megjithatë, nuk vendoset në pikëpytje”, tha eksperti kryesor për klimë në agjencinë kozmike amerikane Gavin Shmit.

Çdo vit i ardhshëm nuk duhet patjetër të jetë më i ngrohtë se viti paraprak, por me nivelin e tanishëm të gazrave me efekt të kopshteve serra në atmosferë, shkencëtarët presin që çdo gjeneratë e ardhshme nga ai paraprak, thuhet në raportin e NASA-s.

Koncentrimi i dioksid karbonit në atmosferën e Tokës në vitin 1880 ka qenë 285 pjesë në milionë grimca, ndërsa tejkaloi 440 pjesë në milionë grimca në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Back to top button