Kosova vendos viza për qytetarët e BeH

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për aplikimin e masave të reciprocitetit për regjimin e vizave me Bosnje dhe Hercegovinën.

Nga sot, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, listës së 87 vendeve ndaj të cilave Kosova aplikon regjim të vizave, zyrtarisht i është shtuar edhe Bosnja e Hercegovina.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj theksoi se përkundër përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje që edhe Bosnja të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, andaj sipas shefit të diplomacisë kosovare nuk ka pasur zgjidhje tjetër pos vendosjes së masave reciproke.

Në mbledhjen e sotshme ekzekutivi i vendit ka ndarë 100 mijë euro për organizimin e shënimit të gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në krye të komisioni organizativ ka caktuar ministrin e FSK-së, Agim Çeku, transmeton koha.

Qeveria ka marr vendim edhe për ndarjen e 15 mijë eurove për mbulimin e shpenzimeve të varrimit të këshilltarit komunal të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Dimirtije Janiçijeviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button